Connect with us

Lajme

Plan i ri për Kalanë e Shkupit, ja se çfarë do të ndërtohet

Publikuar

më

Hapësira rreth Kalasë së Shkupi po hyn në lojë urbanistike, por kësaj radhe radhitje më ndryshe e prioriteteve. Në vend që edhe një valë e përmbajtjeve komerciale në zemrën e qytetit, planet e reja detajore urbanistike që i ka miratuar Këshilli i Komunës Qendër sjellin paralajmërim për parqe, objekte sportive, shtrigje këmbësore dhe shtige çiklistësh. Në një pjesë të zonave ku paraprakisht janë paraparë hotele, tani hapet hapësirë për përdorim, njofton Portalb.mk.

Me planet e miratuara janë përfshirë “Kalaja dhe QRS Kala” dhe “Varrezat franceze, Tetovska trosharina dhe Park 2”. Komuna theksoi se me to bëhet harmonizim me Planin e përgjithshëm urbanistik të Shkupit, ndërsa për hapësirën rreth Kalasë për herë të parë miratohet dokumentacion më i hollësishëm urbanistik që duhet ta rregullojë qasjen, lëvizjen dhe dedikimin e tokës në këtë rajon të ndjeshëm.

Ndryshimi më i dukshëm është në atë që interesi publik vendoset para ndërtimit agresiv. Në Lajen e Qytetit CS 01 është paraparë objekt sportiv në tokë shtetërore afër kejit me sipërfaqe prej 9.295 metra katrorë, ndërsa në pozita tjera planifikohet gjelbërim me parqe, përmbajtje publike dhe parking. Nën Kalanë, në tokë private edhe tutje mbetet mundësi për hotele, por me kate më të ulëta, deri në P+3, që është sinjal ndryshe nga intervenimet e mëdha më parë të planifikuara.

Plani parashikon edhe shtigje të reja për çiklistë në rrugët “Samoillova” dhe “Llazar Liçenoski”, me lidhje drejt shtegut afër Vardarit, si dhe trotoare më të gjera dhe pemë të reja. Intervenimet e tilla nuk janë vetëm hollësi teknike, por tregues se çfarë qyteti planifiohet në këtë drejtim: hapësirë nëpër të cilën nuk kalohet vetëm me automobil, por ehde në këmbë, me biçikleta dhe me pritje më të gjata.

Në plan ësht vendosur edhe mundësi për ekspozita në të hapur, me çka Kalaja nuk trajtohet vetëm si lokacion atraktiv i ndërtimit, por edhe si pikë kulturore-historike që duhet të komunikojë me qytetin. Sipas informatave të publikuara, në përgatitjen e planit janë marrë parasysh edhe sugjerime të profesionistëve nga Muzeu i Arteve Bashkëkohore, që i jep peshë shtesë qasjes që të ruhet karakteri publik dhe simbolik i hapësirës.

Esenca e këtij PDU nuk është vetëm në atë se çfarë do të ndërtohet, por edhe në atë që nuk do të ndërtohet si më parë. Në një qytet i cili me vite shikon si hapësira publike ngushtohet para interesit privat, çdo zhvendosje nga komplekset hoteliere në parqe, salla dhe hapësira të hapura ku do të lexohet në mënyrë të pashmangshme si një mesazh urbanistik dhe politik. Pyetja tani nuk është nëse plani tingëllon mirë në letër, por se nëse do të duket i tillë edhe në terren.

Me 8 milionë denarë (rreth 130,000 euro) që u siguruan nga ribalanci i buxhetit, dy muzetë e Kalasë në Shkup do të rindërtohen dhe do të punohet në sanimin e saj për t’u bërë një atraksion turistik.

Punimet në Kalanë e Shkupit nxitën probleme ndëretnike në dekadën e kaluar, kur partia në pushtet VMRO DPMNE incioi ndërtimin e tre objekteve, të cilat u kontestuan nga shqiptarët sepse ishin objekte monetnike dhe monofetare. Për shkak të tensioneve që u krijuan nga protestat asokohe, Kalaja si hapësirë historike dhe turistike mbeti e mbyllur me vite.

Advertisement
Maqedoni33 minutes ago

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Maqedoni1 hour ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme1 hour ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni1 hour ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

Lajme1 hour ago

Mexhiti në Çarshinë Historike të Bursës: Shkëmbimi i përvojave me esnafët, në funksion të revitalizimit të Çarshisë tonë

Kosovë1 hour ago

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Lajme1 hour ago

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Shqipëri1 hour ago

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

Maqedoni2 hours ago

12-vjeçarja mbahet e mbyllur në veturë gjatë natës, nëna alarmon policinë

Maqedoni2 hours ago

Usein Ramadani paralajmëron padi ndaj Darko Kostovskit: Nuk ke të drejtë të më njollosësh

Lajme2 hours ago

Limaj me deklaratë të ashpër: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

Maqedoni3 hours ago

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

NA NDIQ NË FACEBOOK