Lajme
Përplasje Bexheti–Stafai, debati nga Kuvendi zhvendoset në rrjetet sociale

Përplasjet mes deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti dhe deputetes së VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, po intensifikohen, duke kaluar nga debatet në Kuvend në akuza të rënda në rrjetet sociale.
Pas përballjes së ashpër në seancën plenare, deputetja Stafai ka publikuar një dokument që, sipas saj, shfaqen disa emra shqiptarësh të evidentuar si informatorë.
Stafai pretendon se në këtë listë figuron edhe emri i babait të deputetit Blerim Bexheti, duke e akuzuar atë si pjesë të rrjetit të informatorëve të kohës. Këto pretendime kanë nxitur reagime të shumta dhe kanë rritur tensionet mes dy palëve./Zyrtare.net/

















