Connect with us

Lajme

Përmirësohen hapësirat e gjelbra në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair

Publikuar

Hapësirat e gjelbra përreth Spitalit të Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nënë Tereza” në Çair pritet të përmirësohen përmes një aksioni të përbashkët institucional.

Drejtoresha e spitalit, dr. Meral Uzeiri Ferati, zhvilloi një takim pune me drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbrime” në Shkup, Muhamet Seferi, ku u dakorduan hapa konkretë për rregullimin e ambientit përreth objektit shëndetësor.

Sipas njoftimit, aktivitetet do të përfshijnë pastrim të plotë të hapësirës, kositje dhe mirëmbajtje të parkut përreth si dhe mbjellje të drunjve të rinj. Qëllimi është krijimi i një mjedisi më të pastër, më të gjelbër dhe më dinjitoz për pacientet, stafin dhe vizitorët.

Nga spitali theksojnë se hapësirat e gjelbra pranë institucioneve shëndetësore janë element i domosdoshëm që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien fizike dhe emocionale të pacienteve dhe foshnjeve. Në këtë drejtim, bashkëpunimi ndërinstitucional konsiderohet kyç për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve në dhe rreth objekteve shëndetësore.

Spitali shprehu falënderim për bashkëpunimin e ndërmarrjes “Parqe dhe Gjelbrime”, me pritjen që aktivitetet e dakorduara të realizohen në afat sa më të shkurtër.

NA NDIQ NË FACEBOOK