Connect with us

Lajme

Përmbaruesit në vitin 2025 arkëtuan mbi 137 milionë euro në RMV, rritet borxhi i paguar nga qytetarët

Publikuar

Gjatë vitit 2025, përmbaruesit në Maqedoni kanë arkëtuar me dhunë 137,368,058 euro, që paraqet një realizim prej 43.63% të kërkesave të pranuara për arkëtim. Megjithëse arkëtimi total është më i ulët se në vitin 2024 për rreth 23.3 milionë euro, të dhënat tregojnë një rritje të shumës së arkëtuar nga qytetarët si debitorë.

Sipas raportit të punës së përmbaruesve, pesha kryesore e mjeteve është arkëtuar nga:

Kompanitë: 63,466,121 euro.

Qytetarët: 50,866,174 euro (kjo është shuma më e lartë e regjistruar deri më tani dhe për herë të parë kalon kufirin prej 50 milionë eurove).

Shteti: 24,802,218 euro.

Në krahasim me vitin 2024, arkëtimi nga qytetarët është rritur për pothuajse katër milionë euro, ndërsa te kompanitë dhe shteti vërehet një rënie e mjeteve të arkëtuara.

Kompanitë nuk janë vetëm borxhlinjtë më të mëdhenj, por edhe kreditorët kryesorë. Gjatë vitit 2025, firmat përmes përmbaruesve kanë arkëtuar më shumë se 105 milionë euro. Qytetarët si kreditorë kanë arkëtuar mbi 31 milionë euro, ndërsa shteti në këtë rol ka arkëtuar diçka më pak se 2.5 milionë euro.

Të dhënat e Odës së Përmbaruesve tregojnë se në dy dekadat e fundit, nga futja e sistemit të përmbarimit deri në fund të vitit 2025, janë arkëtuar gjithsej 2,220,801,014 euro.

Gjeografikisht, pjesa më e madhe e arkëtimit për vitin 2025 është realizuar në:

Shkup: Pothuajse 70 milionë euro.

Manastir dhe Resnjë: Rreth 10.7 milionë euro.

Veles, Gjevgjeli, Kavadar dhe Negotinë: Rreth 9.8 milionë euro.

Gjatë vitit janë dorëzuar 160,971 kërkesa për arkëtim të dhunshëm nga kompanitë, prej të cilave 10,257 janë nga bankat dhe 45,219 nga ndërmarrjet komunale. Ndërkohë, janë riaktualizuar paralajmërimet për ndryshime ligjore drejt digjitalizimit dhe efikasitetit më të lartë, ndërsa sindikatat kërkojnë uljen e shpenzimeve që paguajnë borxhlinjtë./Burimi: Komunikatë nga Metamorphosis

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK