Connect with us

Kosovë

OVL-UÇK e quan idiot Shkëlzen Gashin: Degradim i skajshëm edhe nga Kuvendi

Publikuar

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, në emër të OVL UÇK-së, ka marrë fjalën para Kuvendit, ku po protestojnë për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit.

Jashari e quajti idiot Gashin, ndërsa e kritikoi ashpër Kuvendin e Kosovës për ‘degradim të skajshëm’, raporton Klankosova,tv

“Degradimi i skajshëm ndodhi edhe me Kuvendin, ku në vend që të nxjerrë ligje në mbrojtjeve të vlerave të luftës së UCK dhe vet luftës, ky Parlament, përveç që i fyu, financoi një idiot për të zhvilluar dhe bërë ekspozitë, duke shtrembëruar, në përpjekje për të shtrembëruar historinë.”, tha Jashari.

NA NDIQ NË FACEBOOK