Connect with us

Lajme

Në Prekaz koalicioni VLEN bëhet parti me kryetarë Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, sekretar i përgjithshëm Bekim Sali

Publikuar

Nesër në Prekaz, në familjen Jashari, pritet të ndodhë shtrëngimi zyrtar i duarve që do t’i japë jetë VLEN-it si një parti. Në fotografinë e plotë pritet të marrin pjesë të gjitha subjektet, pjesë që nga themelimi i konceptit të VLEN-it si koalicion asokohe kur hyri në garë politike para zgjedhjeve të 2024-ës. Mbrëmë, në takimin mes krerëve dhe përfaqësuesve të grupeve, u vërtetua përfundimisht mungesa e Arben Fetait dhe marrja e siparit nga deputeti Ilir Demiri.

Sipas të dhënave që mësoi ALSAT, Alternativa ka kërkuar postin e sekretarit të përgjithshëm, ndërkohë që ka gjetur dakordim nga palët që Bekim Sali ta kryejë këtë funksion, sikurse edhe rreth formatit me dy kryetarë; Izet Mexhiti e Bilall Kasami, e me nënkryetarë të partisë; Ilir Demiri dhe Bekim Qoku. Sipas Kasamit, në një deklaratë për ALSAT, Ilir Demiri do t’i bashkohet grupit parlamentar edhe formalisht ndërkohë që po punohet për zgjerimin e mëtejshëm të numrit të deputetëve.

“Ajo që dihet në opinion që veçmë deputeti Ilir Demiri është pjesë e koalicionit VLEN. Shpejt edhe në Kuvend do të jetë pjesë e këtij grupacioni politik që është në qeveri dhe nga momenti kur do të qartësohet pjesa e VLEN-it si strukturë politike, si parti politike, si organizatë politike ne kemi pritje sepse jemi në bisedime edhe me deputetë tjerë… veçanërisht në pjesën shqiptare si pjesë e VLEN-it”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.

ALSAT mëson se në konkretizimin e VLEN si parti, në riformulim është edhe programi, strukturat duke përfshirë kuvendin, 5 me 20, ku secili grupacion aktual do të ketë nga 20% të anëtarëve. Ndërkohë, VLEN së shpejti do të ketë edhe zëdhënës të ri, që njëkohësisht do të jetë pjesë edhe e forumeve të tjera të partisë, ku do të shtrohen temat e rëndësishme të saj. /Alsat.mk

Maqedoni45 minutes ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri1 hour ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri3 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni5 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK