Connect with us

Religjion

Në prag të Natës së Kadrit

Publikuar

më

Jemi afër njërës prej netëve më të qeta, e njëkohësisht më të larta të vitit — natës së njëzet e shtatë të muajit të bekuar të Ramazanit, natës për të cilën shumë dijetarë dhe njerëz të devotshëm kanë besuar se është pikërisht ajo Lejletu-l-Kadri, nata në të cilën qielli i afrohet tokës, e mëshira e All-llahut zbret si një dritë që nuk njeh kufij.

Në net të tilla, njeriu nuk qëndron vetëm para Zotit të tij, por edhe para vetes së tij.

Qëndrojmë para një pyetjeje të vjetër sa vetë zemra e njeriut: Si të jetojmë me kaderin? Si të jetojmë me pasigurinë?

Mevlana Xhelaluddin er-Rumi thotë: “Frika është mospranimi i kaderit — mospranimi i pasigurisë.”

Sa shumë thellësi ka në këtë fjali.

Njeriu shpesh herë nuk frikësohet nga ajo që e di, por nga ajo që nuk e di. Ai frikësohet nga rruga në të cilën ende nuk ka ecur. Frikësohet nga dita e nesërme, faqet e së cilës ende nuk i ka hapur akoma.

Por feja na mëson diçka më të thellë: kaderi nuk është burg, kaderi është besim.

Kur njeriu e pranon pasigurinë si pjesë të planit të All-llahut, atëherë frika shndërrohet në diçka tjetër. Atëherë jeta nuk shihet si kërcënim, por si aventurë që udhëhiqet nga i Mëshirshmi.

Dhe pikërisht Lejletu-l-Kadri është nata në të cilën e marrim këtë mësim.

Në këtë natë zbresin melekët dhe Xhibrili, siç thotë Kur’ani, me çdo caktim. Në këtë natë shkruhen rrugët që do të na udhëheqin në ditët tona. Në këtë natë zemra e besimtarit e mëson sekretin më të madh: se urtësia e All-llahut është më e madhe se frika jonë.

Ndoshta mu për këtë kjo natë vjen e qetë. Pa zhurmë, pa shenja të mëdha që do ta trondisnin botën. Vetëm qetësi, vetëm dua, vetëm një lot që rrëshqet në faqen e njeriut ndërsa qëndron në namaz.

Pikërisht në atë qetësi njeriu kupton se jeta e tij, me gjithë pasiguritë e saj, në të vërtetë paraqet udhëtim drejt All-llahut.

Sepse ç’paraqet kaderi, nëse jo tregimin e All-llahut për ne?
Ç’është jeta, nëse jo një rrugë në të cilën All-llahu na udhëheq përmes gëzimit dhe sprovave, përmes dritës dhe errësirës, përmes sigurisë dhe pasigurisë — derisa zemra të mësohet t’i besojë plotësisht Atij.

Rumi thoshte se kur e pranojmë pasigurinë, ajo pushon së qeni kërcënim dhe bëhet një veprim i guximshëm. Atëherë çdo ditë e re bëhet dhuratë, çdo vështirësi bëhet mësim, çdo shpresë bëhet shenjë se i Mëshirshmi ende na udhëheq.

Në këtë natë të Kadrit, vëllezër e motra, jemi të ftuar ta bëjmë pikërisht këtë: t’i ulim frikat tona para Zotit të botëve dhe t’i themi Atij:

“O Zot, Ti e di atë që ne nuk e dimë. Ti sheh atë që ne nuk e shohim. Ti i udhëheq rrugët që ne sapo filluam t’i kuptojmë.”

Kur njeriu e pranon kaderin, ai nuk humb lirinë — ai e fiton paqen. Paqen që vjen nga bindja se asnjë lot nuk humbet, asnjë dua nuk harrohet dhe asnjë caktim nuk i lihet rastit.

Gjithçka është në duart e Atij që në Kur’an thotë:

“Ne e zbritëm Kur’anin në natën e Kadrit. E ç’di ti se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.”

Më e mirë se një mijë muaj, sepse në këtë natë njeriu mund ta ndryshojë tërë rrjedhën e shpirtit të tij. Mund të falë. Mund të pendohet. Mund të fillojë nga e para.

Ndoshta kjo është mrekullia më e madhe e kësaj nate: sepse All-llahu i hap dyert që ne kemi menduar prej kohësh se ishin të mbyllura.

Prandaj, kur të qëndrojmë në këtë natë të bekuar, të mos i sjellim vetëm lutjet tona. T’i sjellim edhe frikët tona, dyshimet tona, pasiguritë tona. Sepse kur i vendosim para të Mëshirshmit, ato shndërrohen në diçka tjetër.

Shndërrohen në besim. Dhe besimi është fillimi i çdo lumturie.

All-llahu na dhëntë që ta presim këtë natë me zemra të pastra, që duatë tona të pranohen, mëkatet të na falen dhe rrugët tona të ndriçohen. Dhe na mësoftë që ta pranojmë kaderin jo me frikë, por me besim — si një aventurë të madhe që e udhëheq Ai që na do më shumë.

Amin!

Redaksia,
[islampress.ch]

Maqedoni32 minutes ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme35 minutes ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme60 minutes ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri1 hour ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme2 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme2 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme3 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë3 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme3 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni4 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni4 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë4 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

NA NDIQ NË FACEBOOK