Connect with us

Lajme

Mbi 14 mijë nxënës do t’i nënshtrohen maturës shtetërore

Publikuar

më

Organizimi i maturës shtetërore në ambientet e shkollave të mesme duket se do të jetë shqetësim serioz edhe këtë vit për drejtuesit e disa shkollave. Kjo për shkak të bartjes së bankave dhe karrigeve, nga klasat në korridoret e shkollës dhe sallat e edukatës fizike. Në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup maturën shtetërore e kanë paraqitur 375 nxënës që nënkupton se 375 banka dhe po aq karrige do të barten nga punonjësit e kësaj shkolle. Nga ky institucion arsimor vlerësojnë se rikthimi i provimeve të maturës në klasa është zgjidhja e duhur dhe efikase.

“Ka qenë një maltretim jashtëzakonisht i madh, maltretim po ndoshta unë mund ta them pak më tepër, një lloj ofendimi, shumë nën¬çmuese të themi me i bart bankat. Nëse mendohet se në atë mënyrë do të ketë testim më të realtë nuk është ashtu. Më mirë i kontrollon në klasë 15 vetë ose 20 se sa në sallë të sportit ose në korridor ku janë me qindra. Nuk ka ndonjë efekt, nuk ka ndonjë rritje të kualitetit, çështje sigurie, nuk është që ndryshon. Më mirë nxënësit ndjehen në ambientin e klasës se sa në ambient të hapur”, deklaroi Bekim Trolli, zv drejtor igjimnazit “Zef Lush Marku”.

Nga ana tjetër, sektori i Arsimit në Komunën e Tetovës sheh si zgjidhje amfiteatrot e universiteteve. Me mbi 2,100 maturantë në total, përgjegjësi Validin Ademi apelon që të ndiqet modeli i vitit të kaluar për të mos bllokuar procesin e rregullt mësimor.

“Unë apeloj që më së miri të mbahet përsëri si vitin e kaluar në amfiteatrot e universiteteve përkatëse, Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore. Besoj se nëse mbahet aty nuk do ta pengoj procesin e arsimit për vitet tjera që zhvillojnë mësimin. Vitin e kaluar, nga pesë shkollat e mesme komunale katër prej tyre i kanë mbajt në amfiteatrin e USHT-së dhe UEJL”, tha Validin Ademi, përgjegjës për Arsim në Komunën e Tetovës.

Matura shtetërore për vitin 2026 sjell ndryshime të rëndësishme. Përveç maturës shtetërore të përgjithshme, risi janë matura shtetërore profesionale dhe ajo artistike. Qendra Shtetërore e Provimeve vlerëson se testimi i këtij viti do të jetë më i drejtë dhe i përshtatur me orët mësimore që nxënësit kanë ndjekur gjatë katër viteve për të evituar pabarazinë që ekzistonte mes gjimnazistëve dhe nxënësve të shkollave profesionale. Deri më tani janë paraqitur gjithsej 14,573 nxënës për të gjitha llojet e provimeve./Alsat.mk.

Advertisement
Shqipëri1 hour ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme2 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni6 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri9 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme10 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë11 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK