Connect with us

OP / ED

Marrëveshja e Ohrit është minimumi i barazisë, jo maksimumi i kërkesave!

Publikuar

Shkruan: Bekim Rexhepi

Marrëveshja e Ohrit përfaqëson vijën nën të cilën nuk guxon të shkohet. Çdo përpjekje për ta paraqitur barazinë si “privilegj” apo si “teprim” përbën regres dhe cenon ekuilibrin e ndërtuar me vështirësi dhe sakrificë. Fryma e saj ka një opus shumë më të gjerë: jo vetëm garantimin formal të të drejtave, por ndërtimin e një shteti funksional multietnik, me përfaqësim të drejtë, përdorim të barabartë të gjuhës shqipe, pjesëmarrje legjitime në vendimmarrje dhe barazi reale.

Sot, tendenca që të drejtat e shqiptarëve të reduktohen në nivel minimal është shqetësuese. Shumë nga arritjet e konsoliduara ndër vite, veçanërisht ato të realizuara përmes përfaqësimit politik shqiptar, po relativizohen, anashkalohen apo edhe shkelen në praktikë. Kjo nënkupton kthim prapa, sikur procesi duhet të nisë sërish nga fillimi, duke rihapur çështje që janë mbyllur me Marrëveshjen e Ohrit.

Një qasje e tillë jo vetëm që minon besimin mes komuniteteve, por rrezikon të dëmtojë vetë funksionalitetin e shtetit. Çdo dobësim i mekanizmave të përfaqësimit të drejtë, i përdorimit të gjuhës shqipe apo i pjesëmarrjes legjitime në institucionet vendimmarrëse, e largon vendin nga fryma e Ohrit dhe e çon drejt një modeli të centralizuar.
Marrëveshja e Ohrit duhet të shërbejë si bazë për avancim të mëtejshëm, jo si tavan që mund të ulet.

Shqipëri29 minutes ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme1 hour ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni2 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni2 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri3 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme4 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme4 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni6 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota6 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme6 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni6 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni6 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

NA NDIQ NË FACEBOOK