Connect with us

Lajme

Manifestimi përkujtimor “Kushtrimi i Lirisë” mbledh në Firencë të Italisë qindra shqiptarë

Publikuar

Për herë të parë në Evropë u organizua manifestimi përkujtimor “Kushtrimi i Lirisë”, kushtuar sakrificës sublime të familjes Jashari. Aktiviteti u mbajt në Firence të Italisë, ku morën pjesë një numër i madh shqiptarësh.

Në këtë event u paraqitën disa folës, të cilët folën për rëndësinë e sakrificës së familjes Jashari dhe për rolin e saj në historinë e popullit shqiptar. I pranishëm nga familja Jashari ishte edhe Lulzim Jashari.

Në manifestim morën pjesë gjithashtu deputeti i VLEN, Adnan Azizi, si dhe zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani.

Programi u pasurua edhe me performancën e Ansamblit të këngëve dhe valleve nga Maqedonia, i cili prezantoi këngë dhe valle tradicionale shqiptare para të pranishmëve./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK