Connect with us

OP / ED

Lufta kundër Iranit është paradhomë e asaj kundër Turqisë?!

Publikuar

më

Nga Kim Mehmeti

Nëse doni ta dini të vërtetën lidhur me luftën e sotme izraelite kundër Iranit, atëherë mos i lexoni lajmet ditore, sepse ato duan ta fshehin të vërtetën, e jo ta qartësojnë atë.

Po ashtu, mos u bëni interesxhinj pa dinjitet duke u kthyer në tifozë të më të fortit, sepse kështu rreshtoheni me të pandjeshmit ndaj gjakut të pafajshmërisë fëmijëror.

Që ta kuptoni të vërtetën e luftës kundër Iranit, duhet ta rikujtoni çfarë ndodhi në Irak, Siri, Libi, Liban… Pra, duhet ta rishfletoni të shkuarën, kur Izraeli inicontë zhbërjen e shteteve arabe.

Lufta në Iran nuk ka të bëjë me mbrojtjen e botës nga bombat atomike të ajatollahëve, por ajo është vazhdimësi e zhbërjes së shteteve myslimane si dhe, ajo është paradhomë dhe provë gjenerale e luftës vendimtare që shumë ekspertë botërorë e paralajmërojnë: asaj të Izraelit kundër Turqisë.

Pra, që ta kuptoni se çfarë ndodh në Lindjen e Mesme, mos i lexoni lajmet që duan ta mbulojnë destruktivitetin e regjimit izraelit, por shfletoni të shkuarën, ku do u shpërfaqet e vërteta si bota arabe i ndihmoi dhe i financoi luftërat kundër vetvetes.

Dhe, kuptohet, qëndroni larg tifozërisë: lutuni për paqe, por duke u bërë gati për më të tmerrshmen që mund ta tronditë botën, për luftën që më në fund do e përcaktojë deri ku shtrihet Izraeli si dhe, do i vë themelet e rendit të ri botëror — luftën izraelite kundër Turqisë.

Pra, le të jemi paqësorë, por edhe të përgatitur për luftën e mundshme shkatërrimtare, të cilën tashmë hapur e paralajmërojnë shumë strategë perëndimorë — një luftë që do i rrezikonte edhe thuajse pesë milionë vëllezër tanë shqiptarë të Turqisë. (Kim Mehmeti)

Lajme33 seconds ago

Kasami uron Presidenten e re të Kosovës: Kosova në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional

Lajme1 hour ago

Osmani: Shiroka Pula nuk ishte pjesë e marrëveshjes sonë politike

Maqedoni2 hours ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri3 hours ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme4 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni5 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri6 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme7 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni8 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri8 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë9 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme9 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

NA NDIQ NË FACEBOOK