Connect with us

Lajme

Lajthitje apo islamofobi e avokatit të Ilir Metës?

Publikuar

më

Përmendja e këtij personazhi në këtë shënim, përbën në parim një përfillje të tepërt që nuk i takon. Por heshtja përballë vrerit të tij do të ishte bashkëfajësi në degradimin e moralit tonë publik dhe në normalizimin e një islamofobie të rrezikshme.

Kujtim Cakrani, i njohur vitet e fundit si avokati i zhurmshëm i disa figurave publike, ku më i njohuri mbetet klienti i tij Ilir Meta, mbart me vete një hije të rënda që as petku i rregullt i avokatit nuk e fsheh dot.

Pas emrit “Kujtim” fshihet “Shpëtimi” i dikurshëm, njeriu që sipas dokumenteve të drejtësisë italiane, u dënua me dy vite burg në operacionin “Medusa” të vitit 2007 për trafik heroine.

Ky individ, me një të kaluar të errët që përfshin edhe dënime në Shqipëri për goditje për shkak të detyrës dhe telashe të vazhdueshme me ligjin, guxoi të derdhë sot në profilin e tij vrerin e tij ndaj dhjetëra mijëra besimtarëve myslimanë që mbushën sheshin “Skënderbej’ dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për namazin e Fiter Bajramit.

Me logjikën e mjerë të një militanti partiak në dëshpërim të thellë, i cili duket se nuk po gjen dot rrugë ligjore për të nxjerrë nga burgu klientin e tij Meta, Cakrani arriti deri në pikën e çmendurisë sa të mallkojë besimtarët dhe familjet e tyre.

Pse? Sepse sipas mendjes së tij të cekët, ata që i falen Zotit, Krijuesit të tyre, po tradhtojnë kauzën e tij politike duke votuar, sipas hamendësimeve të tij, Edi Ramën. Ky avokat, që mburret se është pinjoll i një familjeje të madhe bejlerësh nga Mallakastra, e persekutuar nga regjimi komunist, tenton të përdorë tragjedinë e diktaturës si një mjet shantazhi emocional.

Ai akuzon besimtarët se i kanë harruar krimet e komunizmit, duke bërë një përzierje djallëzore që nuk ka asnjë lidhje me realitetin e sotëm shpirtëror të shqiptarëve.

Krimet e diktaturës kundër fesë, janë një njollë e pashlyeshme në historinë tonë. Por insinuatat e tij janë produkt i një depresioni vetjak dhe kolektiv që ka mbërthyer një pjesë të asaj që quhet opozitë, e cila shpëtimin e vendit e kërkon ende te figurat e konsumuara si Sali Berisha dhe Ilir Meta.

https://www.facebook.com/share/v/189XkpascT/

Është kulmi i hipokrizisë që një njeri që ka ndërruar emrin për t’i shpëtuar ligjit anti-mafia dhe që duhet të ishte nën hetim pasurie nga SPAK, të bëjë rolin e inkuizitorit moral.

Zoti Cakrani, duhet ta dini, dhe nëse jo mësojeni, se besimi fetar i qindra mijëra besimtarëve që u falën dje në Sheshin Skënderbej është një raport i shenjtë me Allahun, i cili qëndron lart mbi gjërat materiale dhe mbi llogaritë e ulëta politike që prodhon mendja juaj.

Besimtarët nuk janë “dekor” dhe as “fake”, siç  i cilësoni ju. Përkundrazi, janë shpirti i vërtetë i këtij kombi, që dinë të ndajnë detyrimin ndaj Zotit nga mllefi i një trafikanti të konvertuar në avokat.

Prandaj, mallkimi juaj nuk bie mbi ta por kthehet mbrapsht si dëshmi e humbjes së plotë të arsyes dhe dinjitetit njerëzor. Turpi nuk mbulon ata që falen, por ata që përdorin fenë si hanxhar për dështimet e tyre politike apo edhe personale…/tesheshi.com/

 

Shqipëri16 minutes ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Lajme1 hour ago

Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

Shqipëri3 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Lajme4 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni5 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri6 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme7 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni8 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri8 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme8 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme9 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme9 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

NA NDIQ NË FACEBOOK