Connect with us

Lajme

Kuvendi i RMV-së mban seancë komemorative për përvjetorin e ngjarjes tragjike në Koçan

Publikuar

Në Kuvendin e Koçani u mbajt sot një seancë komemorative për të shënuar përvjetorin e ngjarjes tragjike që tronditi qytetin dhe gjithë vendin.

Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues institucionalë, deputetë, familjarë të viktimave dhe qytetarë, të cilët me një minutë heshtje nderuan kujtimin e personave që humbën jetën në këtë tragjedi.

Gjatë fjalimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi u theksua rëndësia e kujtesës kolektive dhe solidaritetit me familjet e prekura, ndërsa u bë thirrje që ngjarje të tilla të mos harrohen kurrë dhe të shërbejnë si mësim për të ardhmen.

Seanca komemorative u mbyll me mesazhe respekti dhe përkujtimi për viktimat, si dhe me apel për unitet dhe mbështetje ndaj familjarëve që vazhdojnë të përballen me pasojat e kësaj tragjedie.

NA NDIQ NË FACEBOOK