Connect with us

Bota

Kjo administratë na çon në Amsterdam, jo në Bruksel!

Publikuar

më

Na patën thënë se administrata do të ishte bileta jonë për në Bruksel. Por rasti i drejtorit të burgut të Rrogozhinës, na tregoi se kjo biletë mban erë kanabis. Zbulimi i 4 mijë rrënjëve drogë në shtëpinë e një njeriu që shteti i ka besuar çelësat e burgut, nuk është thjesht skandal.

Është një tallje e madhe. Ditën ai u fliste të burgosurve për ligjin, ndërsa natën u shërbente “filizave” të tij të veçantë në shtëpi. Nuk është thjesht shkelja në dërrasë të kalbur e një zyrtari të një institucioni të rëndësisë së veçantë por autopsia e një sistemi që e ka humbur rrugën por edhe ndjesinë e turpit.

Në Shqipëri, Ministrat e Brendshëm janë ndërruar gati si stinët. Premtimet për “pastrim” dhe “dorë të hekurt” ndaj krimit dhe abuzimeve me detyrën, na janë bërë si këngë e vjetër që nuk e dëgjon më askush.

Kanabisi nuk është më një histori malesh të largëta. Ai është ulur këmbëkryq në shtëpitë e zyrtarëve të shtetit. Kur ata që duhet të zbatojnë ligjin e kthejnë shtëpinë në një plantacion droge, shteti pushon së ekzistuari. Ai kthehet thjesht në një vegël që zyrtarët e përdorin sipas qejfit.

Nuk është rastësi që Gjermania po na e përplas derën fytyrës. Mesazhi konfidencial i autoriteteve të tyre për homologët shqiptarë është i qartë: “Nuk ju besojmë më!”. Policia federale po i ndërpret urat e bashkëpunimit me atë shqipare sepse sekretet shiten rrugëve.

Janë plot 17 raste ku operacionet janë tradhtuar nga brenda në dy vitet e fundit. Imagjinoni hetuesit gjermanë që nisin dosje sekrete në Tiranë, vetëm për të parë se si kriminelët njoftohen para se policia të ndezë makinat.

Ky nuk është bashkëpunim, është tradhti ndaj partnerëve që na kthyen shpinën sepse nuk duan të bëhen pis me ne. Edi Rama dështoi ta kthente administratën në një vend ku dominon meritokracia.

Ai e la atë të kthehej në një çerdhe ku rëndësi ka kush të njeh dhe jo çfarë di. Modernizimi i tij është thjesht një fasadë e lyer bukur mbi mure që po shkërmoqen. Vetingu i tij ka aq shumë vrima, sa lejon një kultivues droge të mbajë gradën e drejtorit.

Është e dhimbshme të shohësh se si besnikëria politike vlen më shumë se ligji. “Rilindja” e administratës, doli të ishte një gënjeshtër e madhe që po na izolon. Ne nuk po shkojmë drejt Evropës, por po kthehemi mbrapsht në vitet ku ligjin e bënte ai që kishte më shumë rrënjë drogë dhe më shumë miq në pushtet.

Në fund, mbetet pyetja: ku po shkojmë vërtet? Ndërsa propaganda na shet bileta luksoze për në Bruksel, realiteti i çdo dite po na tregon se destinacioni ynë është tjetërkund. Me këtë model qeverisjeje, Brukseli mbetet thjesht një premtim elektoral, sepse kjo është një administratë që na çon në Amsterdam, jo në Bruksel! /tesheshi.com/

Maqedoni14 minutes ago

VMRO: Pas çështjes “Alta Banka” qëndrojnë interesat e biznesit të LSDM-së dhe BDI-së

Kosovë1 hour ago

Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena

Maqedoni1 hour ago

Dallimi kryesor është se ligji lejon përdorimin e gomave dimërore ose gomave verore me zinxhirë bore, por me kushte të ndryshme

Shqipëri2 hours ago

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministri nuk ia pranon: Ç’punë ke ti me këtë çështje?

Kosovë3 hours ago

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë

Bota4 hours ago

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

Kosovë5 hours ago

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

Kosovë8 hours ago

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Maqedoni9 hours ago

Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!

Shqipëri10 hours ago

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

Kosovë11 hours ago

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

Shqipëri12 hours ago

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

NA NDIQ NË FACEBOOK