Lajme
Këshilltarja Sanije Kasami: Përmirësojmë transportin publik dhe vendosim linja të reja autobusi në Shkup

Këshilltarja e VLEN-it në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Sanije Kasami, njoftoi për disa përmirësime në transportin publik në disa zona të qytetit.
Ajo bëri të ditur se është vendosur linja e re e autobusit 57 që lidh Kopanicën, Bojanën dhe Sarajin me qytetin. Po ashtu, linja 160 do të zgjatet deri në Matkë të Epërme, ndërsa linjat 60 dhe 160 do të qarkullojnë deri në ora 22:00.
Sipas saj, në Bojanë autobusi dykatësh do të zëvendësohet me autobus njëkatësh, ndërsa po punohet që linja 111 për Radushë të qarkullojë edhe të shtunave. Kasami njoftoi gjithashtu se është rikthyer në funksion linja 81 për në Bllacë.
Ajo theksoi se përmirësime në transport janë bërë edhe në disa zona të tjera të Shkupit, ndërsa kritikoi opozitën për mungesë pjesëmarrjeje në mbledhjen me përfaqësuesit e NQP-së.
















