Maqedoni
Jurisprudenca në shqip: Avokati i Popullit i propozoi Qeverisë të bëjë ndryshime ligjore (Dokument)

Avokati i Popullit pasi hapi lëndë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka dalë me propozim konkret për Qeverinë ku i kërkon që përmes ministrisë së Drejtësisë, të fillojë procedurë për ndryshimin tre ligjeve: Jurisprudencës, Noterinë dhe Përmbarimin, që të njëjtat të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, shkruan Portalb.mk.
Avokati i Popullit nismën e ka dorëzuar në qeveri më 18 mars 2026.
“Me qëllim harmonizimin e dispozitave ligjore me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përkatësisht për të mundësuar që provimi i jurisprudencës, si dhe provimi i noterit dhe ai për përmbarues, përveç në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, t’u mundësohet kandidatëve që, me kërkesën e tyre, provimin ta japin edhe në gjuhën që e flasin dhe shkrimin e saj, nëse bëhet fjalë për gjuhë që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i paraqet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si propozues i autorizuar, Iniciativë për përgatitjen e propozimeve për plotësimin përkatës të dispozitave të: Ligjit për provimin e jurisprudencës, Ligjit për noterinë dhe Ligjit për përmbarimin”, thuhet në dokument.
Avokati i Popullit propozon që në ligjet e shënuara të shtohen dispozita me të cilat përcaktohet se këto provime jepen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, ndërsa për kandidatët që flasin gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me kërkesën e tyre, edhe në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj, dhe njëkohësisht të obligohet Ministria e Drejtësisë, si organ kompetent, që për këtë qëllim të krijojë të gjitha parakushtet e nevojshme (materiale, pyetje provimi dhe komisione profesionale për zbatimin e tyre, në gjuhën në të cilën kandidati e jep provimin).
Nga Zyra e Avokatit të Popullit për Portalb.mk thanë se Qeveria duhet të njoftojë për masat dhe veprimet ne ndërmarra më së voni brenda 30 ditëve.

Screenshot















