Connect with us

Lajme

Fluturime për Milano, Napoli dhe Budapest! Orari veror i fluturimeve nga Shkupi dhe Ohri me 10 destinacione të reja

Publikuar

Nga 29 dhe 30 marsi, Wizz Air vendos tre linja të reja ajrore për në Milano, Napoli dhe Budapest, përcjell TV21. Rrjeti i linjave ajrore të aeroportit të Shkupit zgjerohet me gjithsej 6 destinacione të reja, ndërsa në aeroportin e Ohrit – me katër destinacione të reja.

Orari veror i fluturimeve nga të dy aeroportet e vendit të menaxhuara nga TAV Maqedonia fillon këtë fundjavë – të dielën më 29 mars dhe me të do të ketë gjithsej 10 destinacione të reja – 6 linja të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit: Napoli, Budapest, Palermo, Alghero, Trabzon dhe Samsun, si dhe 4 linja të reja nga Aeroporti “Shën Apostull Pali” Ohër – Milano, Vjenë, Vroclav, Katovicë.

NA NDIQ NË FACEBOOK