Connect with us

Kosovë

Familja Sadiku ia fal gjakun familjes Shala, i biri i tyre dyshohet se e shkeli me kamion punëtorin e KUK-ut (VIDEO)

Publikuar

Korporata Energjetike e Kosovës nëpërmjet një komunikate, dje ka njoftuar se si pasojë e një incidenti në Termocentralin “Kosova B”,  ka ndërruar jetë një punëtor.

Në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje thuhej se tashmë i ndjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ku më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 55-vjeçarit.

Sot në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë të afërmit e viktimës, por edhe pjesëtarë të familjes Shala, familje nga e cila vjen shoferi i kamionit që dyshohet se e goditi Sadikun.

Kjo për faktin se familja Sadiku kishte vendosur t’ia falte gjakun e djalit të tyre familjes Shala.

NA NDIQ NË FACEBOOK