Bota
Dy pilotë humbin jetën pas përplasjes së avioni të “Air Canada Express” në Nju Jork

Një aeroplan pasagjerësh i tipit CRJ-900 (Bombardier), që operonte një fluturim të “Air Canada Express”, u përplas me një kamion zjarrfikës të drejtuar nga oficerë policie menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar LaGuardia në Nju Jork, të dielën vonë në mbrëmje.
Përplasja ka rezultuar me humbjen e të paktën dy jetëve – pilotit dhe bashkëpilotit të avionit, sipas informacionit të transmetuar nga NBC News.
















