Connect with us

Kosovë

Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Publikuar

Në kuadër të zbatimit të kompetencave ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurisë së konsumatorëve, është realizuar asgjësimi i 4,000 copë preparate të falsifikuara për larje dhe pastrim, të cilat mbanin në mënyrë të paautorizuar markën tregtare “Ariel”.Mallrat në fjalë janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë pas identifikimit të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe bartësit e të drejtave, si dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, gjykata kompetente ka nxjerrë vendim për asgjësimin e tyre.

Produktet e falsifikuara, veçanërisht ato të kategorisë së preparateve për pastrim, përbëjnë rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë publike, pasi nuk i nënshtrohen kontrolleve të nevojshme të cilësisë dhe standardeve të sigurisë.

Asgjësimi i këtyre mallrave është kryer në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe nën mbikëqyrje doganore, me qëllim parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të tyre në treg.

Maqedoni50 minutes ago

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

Shqipëri1 hour ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme2 hours ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni4 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri4 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota5 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota5 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni6 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri6 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme7 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi8 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme8 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

NA NDIQ NË FACEBOOK