Lajme
Digjet një vetur “BMW” në fshatin Ropalcë të Likovës

Një shkupjan ka raportuar në policinë e Kumanovës se dy persona me lëng djegës kanë shkaktuar zjarr në automjetin e tij para një shtëpie në fshatin Ropalcë të Likovës.
“Sot në orën 04:05 në Sektorin e policisë Mateç, D.E. (25) nga Shkupi ka raportuar se para një shtëpie në fshatin Ropalcë, komuna e Likovës, dy persona me lëng djegës kanë shkaktuar zjarr në automjetin e tij ‘BMW’ me targa të Shkupit”, njoftoi policia.
Ai e ka shuar zjarrin, në të cilin nuk ka pasur të lënduar. Ekspertizë ka kryer një ekip nga SPB Kumanovë për ndriçimin e rastit.

















