Connect with us

Kosovë

Deputeti i PDK-së i ashpër me Gërvallën: Largoji duart nga fotografia e Hashim Thaçit, shko merre dekoratën e Vuçiqit

Publikuar

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila si ish-ministre e Jashtme e ka përdhosur fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka kërkuar nga Gërvalla që t`i largojë duart nga fotografia e ish-presidentit.

Në profilin e tij në Facebook, Behrami e ka ftuar Gërvallen që të shkon ta merr dekoratën e Vuçiqit.

Donikë, largoji duart nga fotografia e Hashim Thaçit dhe shko merre dekoratën nga Presidenti serb, Aleksander Vuçiq. Motivacionin për këtë dekoratë ta ka lexuar ish-homologu yt, Ivica Daçiq, në Këshillin e Sigurimit!”, ka shkruar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK