Connect with us

Lajme

Asgjësohen mina në Zhelinë të dielën, MPB apel për qetësi

Publikuar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se të dielën, më 29 mars 2026, duke filluar nga ora 09:00, do të realizohet një operacion për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në rrethin e kazermës “Erebino” në fshatin Zhelinë, transmeton Zyrtare.

Sipas njoftimit, aksioni do të kryhet nga ekipet e MPB-së në bashkëpunim me Ushtrinë (ARMV), ndërsa bëhet fjalë për mjete shpërthyese në gjendje të rëndë, të cilat nuk mund të transportohen deri në poligonin e Krivollakut për asgjësim.

Autoritetet theksojnë se procesi do të jetë i kontrolluar dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të mos shqetësohen nëse dëgjojnë krisma apo shpërthime në atë zonë gjatë kohës së operacionit.

NA NDIQ NË FACEBOOK