Lajme
Arrestohet një shtetas turk në Gjevgjeli: Transportonte pesë emigrantë me makinë

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, policia e Gjevgjelisë ka vënë në pranga një shtetas të Turqisë, i cili u kap duke transportuar emigrantë në mënyrë të paligjshme.
Më datë 02.03.2026, rreth orës 23:00, në rrugën lokale që lidh Gjevgjelinë me Vendkalimin Kufitar Bogoricë, zyrtarët policisë nga Departamenti për Siguri në Trafikun Rrugor kanë ndaluar për kontroll një automjet të tipit “Dacia” me targa të Shqipërisë.
Drejtuesi i mjetit u identifikua si F.S. (46 vjeç), shtetas i Republikës së Turqisë.
Gjatë kontrollit në mjet u gjetën pesë persona: katër shtetas nga Afganistani dhe një nga Turqia.
Personi është shoqëruar dhe po mbahet në Stacionin Policor të Gjevgjelisë.
Pas zbardhjes së plotë të rastit dhe dokumentimit të provave, ndaj shtetasit turk do të ngrihet padi penale përkatëse.
















