Connect with us

Lajme

Ambasadori Meidani uron Ditën e Mësuesit: Jam rritur mes librave dhe këshillave të dy prindërve mësues

Publikuar

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka uruar Ditën e Mësuesit përmes një postimi, duke ndarë edhe një reflektim personal për rolin e mësuesve në jetën e tij.

Meidani theksoi se është rritur mes librave, tregimeve dhe këshillave të dy prindërve të tij, të cilët ishin mësues dhe që, sipas tij, jo vetëm e mësuan të lexojë, por edhe ta kuptojë botën.
“Të kesh prindër mësues do të thotë të kesh mësimin me vete çdo ditë të jetës”, shkroi ambasadori.

Në mesazhin e tij, ai shprehu mirënjohje për të gjithë mësuesit për kontributin e tyre në arsimimin dhe formimin e brezave, duke i falënderuar për gjithçka që u kanë mësuar nxënësve si në klasë, ashtu edhe në jetë.