Connect with us

Kosovë

Abdixhiku: Sistemi i matjes keqllogarit energjinë dhe qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, duhet hetim i menjëhershëm

Publikuar

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka alarmuar për keqllogaritjen e energjisë elektrike nga sistemi i matjes, duke thënë se 87% e 884 njehsorëve të kontrolluar gabojnë në llogaritje dhe faturojnë energjinë më shtrenjtë edhe natën.

Abdixhiku e konsideron këtë dështim sistemik dhe kërkon hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndalimin e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e situatës.

Postimi i plotë:

Kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi.

Ajo që u prezantua dje në konferencë nga Departamenti ynë për Energji, përmes anëtarit tonë Visar Azemi, është alarmante. Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë jo sepse konsumojnë më shumë, por sepse sistemi i matjes po keqllogaritë.

Nga verifikimi i 884 njehsorëve që aktivistët tanë kanë bërë, 87% rezultojnë të llogarisin kohën gabimisht, duke faturuar energjinë me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë orëve të natës. Kjo nuk është më rastësi. Është dështim sistemik.

Prandaj, LDK i fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët e tyre. Ne zotohemi se këtë çështje do ta ndjekim në të gjitha nivelet institucionale, deri në vendosjen e drejtësisë për çdo qytetar.

LDK kërkon hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të gjendjes reale

NA NDIQ NË FACEBOOK