Connect with us

Kosovë

Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte, për popullin tonë, për gjeneratat tona që shtruan rrugën për këtë ditë!

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebooki para ndeshjes Kosovë-Turqi.Abdixhiku tha se sonte një popull i tërë është me sy, mendje e shpirt në Prishtinë.

Ai tha se tashmë Kosova është vetëm 90 minita larg historisë.

“Kosova në Botëror. Sa bukur tingëllon! Rrugëtimi ynë futbollistik nuk është i zakonshëm. Në fakt, është i jashtëzakonshëm. Dhe profecia futbollistike e Kosovës ka një sens të shkëlqyeshëm. Kemi ëndërruar me Fadilin, me Vokrrin, përfaqësimin jashtë, dhe sonte, në fushën e tij, synojmë majën e këtij përfaqësimi.Sepse futbolli i Kosovës nuk u rrit në kushte normale. U rrit nën pushtim, nën frikë, në mungesë e përjashtim. U rrit në shtypje. Në fusha ku loja ishte më shumë se lojë; ishte rezistencë. U zhvillua përmes refuzimesh, në një botë që shpesh nuk pranonte as vetë ekzistencën tonë si shtet. U ngrit në këmbë në dyshim, atëherë kur të tjerët thoshin se kjo kombëtare nuk duhej të ekzistonte hiç” shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë:

NA NDIQ NË FACEBOOK