Lajme
Zgjerimi i rrugës “Cvetan Dimov” në Çair do të kushtojë 2,5 milionë euro
Publikuar
para 8më

Rreth 2,5 milionë euro, apo 150 milionë denarë, do të kushtojë zgjerimi i rrugës “Cvetan Dimov” në Çair. Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim ndërkomunal për nisjen e projektit të zgjerimit të kësaj pjese rrugore, e cila paraqet një nyje të ngushtë në qytet, transmeton sdk.
Në marrëveshjen për bashkëpunim ndërkomunal, e cila pritet të miratohet në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, thuhet se Qyteti i Shkupit, në realizimin e këtij bashkëpunimi, do të marrë pjesë me mjete në vlerë prej 150.000.000 denarësh, me TVSH të përfshirë, të siguruara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit. Parashihet që 5.000.000 denarë të sigurohen nga buxheti i këtij viti, 55 milionë denarë në vitin 2027 dhe 90 milionë denarë në vitin 2028. Qyteti do të marrë pjesë edhe në zgjidhjen e çështjeve pronësore-juridike.
Komuna e Çairit, në realizimin e këtij bashkëpunimi, do të marrë pjesë me hartimin e një Projekti Urbanistik të rishikuar për infrastrukturë, me projekt ideor dhe bazë të trafikut.
“Në bazë të vlerësimit të bërë nga hartuesi i dokumentacionit projektues, është konstatuar se për realizimin e ndërtimit, rikonstruksionit dhe mirëmbajtjes së rrugës ‘Cvetan Dimov’, nga kryqëzimi me bulevardin ‘Nikola Karev’ deri te kryqëzimi me rrugën ‘Xhon Kenedi’, nevojiten 150 milionë denarë”, thuhet në arsyetimin e vendimit për bashkëpunim ndërkomunal.
Rruga “Cvetan Dimov” aktualisht ka nga dy korsi në të dy drejtimet, por në të ka vazhdimisht bllokime të trafikut, pasi njëra korsi shpesh bllokohet nga automjetet e parkuara./ZYRTARE.net/
You may like

Mickoski në Uashington: Në fokus investimet amerikane në energjetikë dhe teknologji

E kërcënoi kryetarin e Sarajit për projektin e rrethrrotullimit, tani i kërkon falje publike

Kontroll në Gostivar, ndalohen pesë shtetas të huaj pa leje pune

Sulejmani për paralelet shqipe në Idrizovë: Do të ndërtohen 4 mësonjëtore të reja

Kos: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht i rënë dakord në mes RMV-së dhe 27 vendeve të BE-së

Kamerat trupore hyjnë në dogana, 30 pajisje në tre pika kufitare




Studentë shkojnë para Qeverisë: Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë

Mickoski në Uashington: Në fokus investimet amerikane në energjetikë dhe teknologji

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Jo në emër të studentëve”, protestë në Prishtinë pas vendimit në Hagë

E kërcënoi kryetarin e Sarajit për projektin e rrethrrotullimit, tani i kërkon falje publike

Kontroll në Gostivar, ndalohen pesë shtetas të huaj pa leje pune

Sulejmani për paralelet shqipe në Idrizovë: Do të ndërtohen 4 mësonjëtore të reja

A do të iniciojë PDK zhbërjen e Gjykatës Speciale?

Kos: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht i rënë dakord në mes RMV-së dhe 27 vendeve të BE-së

Kamerat trupore hyjnë në dogana, 30 pajisje në tre pika kufitare

PS mbledhje grupi para seancës, zbulohen detaje nga mbledhja: Do lexohet në deklaratë për vendimin ndaj UÇK-së

