Connect with us

Maqedoni

VMRO: Zaev dhe Filipçe kanë miratuar një rregullore kontroverse për kanabisin që është në kundërshtim me ligjin

Publikuar

Partia në pushtet VMRO-DPMNE sot lëshoi një deklaratë duke akuzuar Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen se synojnë ta shndërrojnë Maqedoninë në një atraksion turistik global për kanabisin.

Sipas partisë në pushtet, LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, ka abuzuar me procesin e rregullimit të kanabisit mjekësor në Maqedoni.

Partia thotë se në vitin 2020, Zaev dhe Filipce dolën me një plan për të nxjerrë fitime të mëdha nga biznesi i marijuanës dhe donin ta legalizonin plotësisht atë, por kjo, sipas VMRO-DPMNE, nuk funksionoi.

“Kjo është arsyeja pse licencat për kultivimin e kanabisit mjekësor ishin të rezervuara ekskluzivisht për njerëz të afërt me klanet Zaev dhe Filipçe. Qytetarët e zakonshëm dhe kompanitë nuk kishin asnjë shans për të marrë një leje”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Ata thonë se për shkak të favorizimit se kush do të marrë licenca, rajoni i Strumicës është shndërruar në një qendër për prodhimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

Sipas VMRO-DPMNE-së, provë se gjithçka ishte menduar paraprakisht është rregullorja për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, e cila u miratua gjatë kohës së LSDM-së dhe ku ata thonë se ka një mospërputhje, sepse lejon prodhimin e lules së kanabisit që nuk i plotëson standardet GMP.

“Prodhimi i kanabisit që nuk i plotëson standardet GMP e bën vajin e kanabisit të paligjshëm për licencim dhe tregti. Pikërisht për këtë arsye e gjithë kjo ngre dyshime për motive kriminale. Me këtë metodë prodhimi dhe ruajtjeje, ekziston dyshimi se kanabisi ishte për shitje në tregun e zi”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

Shqipëri5 minutes ago

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

Lajme58 minutes ago

Taravari mohon zërat për kalimin e Isen Shabanit në VLEN: Vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së

Lajme1 hour ago

Rrustemi: Sërish mund të shkojmë në zgjedhje, barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë

Lajme2 hours ago

Isen Shabani kalon në VLEN? Kapet mat në një darkë me kuadro të VLEN-it

Maqedoni3 hours ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Lajme3 hours ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Bota4 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni5 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni5 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni5 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri6 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë6 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

NA NDIQ NË FACEBOOK