Connect with us

Kosovë

VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

Publikuar

Një person është plagosur para pak minutash në Zhabar të Mitrovicës, pas të shtënave me armë zjarri.

Veriu.info mëson se i plagosuri është B.S. 44 vjeçar.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se të dyshuar për rastin janë disa persona, të cilët kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka dalë në vendngjarje, përderisa autoambulanca ka arritur që shpejt ta dërgoj të plagosurin në emergjencën e spitalit të Mitrovicës.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar shefi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës, Agron Sumiqi, i cili ka treguar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Një person ka ardhur me plagë në këmbë në emegjencë, i cili është duke u trajtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Sumiqi për Veriu.info.

NA NDIQ NË FACEBOOK