Connect with us

Lajme

Vërshimet në Gostivar, kryetari Valbon Limani me apel për qytetarët

Publikuar

Kryetari i Gostivarit Valbon Limani ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet në zonat e banuara të Gostivarit, duke shprehur shqetësimin për gjendjen aktuale dhe duke bërë apel për veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, raporton Zyrtare.

Ai theksoi se Komuna, së bashku me ndërmarrjet komunale, po angazhohet maksimalisht për menaxhimin e situatës në terren, por kërkoi zgjidhje sa më të shpejtë nga ELEM, si institucion me kompetenca për menaxhimin e ujërave të Vardarit, si dhe nga zyrat e Ekonomizimit të Ujërave, që janë përgjegjëse për sistemin e ujitjes.

Sipas tij, alarmi është ngritur edhe në Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpitë deri në stabilizimin e gjendjes.

Limani nënvizoi se vështirësi të mëdha po hasen në të gjithë rajonin e Pollogut, duke kërkuar reagim sa më të shpejtë për tejkalimin e situatës së krijuar nga reshjet dhe rritja e nivelit të ujërave.

NA NDIQ NË FACEBOOK