Connect with us

Lajme

Tërmet i dytë ndihet në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Mbrëmjen e sotme, më 4 shkurt 2026, për herë të dytë gjatë ditës, banorë nga disa rajone të Maqedonisë së Veriut kanë ndjerë një tërmet, njofton portali 4news.mk.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC): Tërmeti është regjistruar në orën 23:10:59, sipas kohës lokale.

Epiqendra ka qenë rreth 8 kilometra në lindje të Korçës, si dhe afërsisht 87 kilometra në lindje-juglindje të Elbasanit, në territorin e Shqipërisë, por lëkundjet janë ndier edhe në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Tërmeti është ndier më së shumti në Ohër, Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa priten të dhëna më të detajuara nga shërbimet sizmologjike./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK