Connect with us

Lajme

Taravari: Zv/kryeministri Bekim Sali ka të Drejtë…Moralisht dhe Ligjërisht!

Publikuar

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me çështjen e provimit të Jurisprudencës, duke e cilësuar si të padrejtë ndalimin e dhënies së këtij provimi në gjuhën shqipe.

Taravari thekson se është paradoksale që në degë si Mjekësia dhe Stomatologjia provimet lejohen të zhvillohen në gjuhën shqipe, ndërsa pikërisht provimi i Jurisprudencës, i cili ka të bëjë drejtpërdrejt me drejtësinë, nuk ua njeh këtë të drejtë studentëve shqiptarë.

“Është interesante se si provime në degët e Mjekësisë dhe Stomatologjisë lejohen të jepen në gjuhën shqipe, dhe pikërisht ai i Jurisprudensës që flet për Drejtësi nuk i jep pikërisht të Drejtën e merituar studentëve shqiptarë të shprehen me gjuhën e tyre amtare?! Zv/kryeministri Bekim Sali ka të Drejtë…Moralisht dhe Ligjërisht!, ka shkruar Taravari./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK