Lajme
Taravari paralajmëron padi për shpifje ndaj Izet Mexhitit: E tërheq vetëm me falje publike

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, duke paralajmëruar se do të ndjekë rrugë ligjore për, siç thotë ai, shpifje të rënda në adresë të tij, transmeton Zyrtare.
Në një postim publik, Taravari thekson se nuk do të zgjedhë më asnjë mënyrë tjetër reagimi përveç asaj ligjore, pas akuzave që, sipas tij, po përsëriten në emrin e tij.
Ai i referohet drejtpërdrejt deklaratës së Mexhitit, i cili ka pretenduar se gjatë kohës sa Taravari ka ushtruar funksion publik, janë dhënë 7 licenca për kultivimin e kanabisit, duke e etiketuar atë me termin “ministër Kanabisi”.
Taravari njofton se do të ngrejë padi për shpifje ndaj Mexhitit dhe shton se është i gatshëm ta tërheqë atë vetëm në rast se i kërkohet falje publike.

















