Connect with us

Bota

Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime në mbarë Lindjen e Mesme

Publikuar

Pas sulmeve, shumë kompani ajrore ndërkombëtare i kanë anuluar fluturimet në mbarë Lindjen e Mesme.

Sipas të dhënave nga Flightradar24, hapësira ajrore midis Iranit dhe Irakut ishte e zbrazët mëngjesin e së shtunës. Këto janë vetëm disa nga kompanitë që kanë pezulluar ose anuluar fluturimet:

Turkish Airlines ka anuluar fluturimet drejt disa destinacioneve në Lindjen e Mesme pasi disa shtete mbyllën hapësirën e tyre ajrore.
Fluturimet për në Liban, Siri, Irak, Iran dhe Jordani janë anuluar deri më 2 mars.
Fluturimet për në Katar, Kuvajt, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman janë anuluar për sot.

Air France i ka anuluar fluturimet për dhe nga Tel Avivi në Izrael dhe Bejruti në Liban për ditën e shtunë.

KLM e ka pezulluar më herët linjën Amsterdam – Tel Aviv.

Kompania gjermane Lufthansa i ka pezulluar fluturimet për dhe nga Tel Avivi (Izrael), Bejruti (Liban) dhe Omani deri më 7 mars, si dhe fluturimet për dhe nga Dubai gjatë së shtunës dhe të dielës.

Ëizz Air i ka pezulluar fluturimet për dhe nga Izraeli, Dubai, Abu Dhabi dhe Aman deri më 7 mars.

Japan Airlines i ka anuluar fluturimet nga Tokio për në Doha, si dhe fluturimin e kthimit më 1 mars.

Momenti kur hapësira ajrore iraniane zbrazet

Lajme4 minutes ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme39 minutes ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë44 minutes ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme44 minutes ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë2 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni2 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota2 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme3 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Lajme3 hours ago

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e zhdukjes së grupit të intelektualëve

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është konstatuar bakteria e re

Shqipëri5 hours ago

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

Lajme5 hours ago

Këshilltarët e AKI në Kumanovë: Standardet e dyfishta të Maksim Dimitrievskit

NA NDIQ NË FACEBOOK