Lajme
“Shpresoj të kemi dhjetë të tillë” – Alili: Ambasadori Meidani shembull i rrallë i diplomacisë aktive

Faton Alili, analist politik, në emisionin ZOOM në MTV2 vlerësoi lartë angazhimin e ambasadorit shqiptar në vend, duke e përshkruar atë si një figurë të pazakontë në historinë e diplomacisë shqiptare në rajon.
“Nuk kemi pasur kësi lloj ambasadori, që çdo ditë është pranë qytetarëve shqiptarë. Nëpër secilin vendbanim. Dhe, është aktiv në çdo situatë që na tangon neve,” theksoi Alili.
Sipas tij, ky angazhim i vazhdueshëm është një shembull i rrallë i diplomacisë aktive, që nuk kufizohet vetëm në protokolle dhe ceremoniale, por është e dukshme dhe e ndjeshme ndaj nevojave reale të komunitetit.
“Shpresoj të kemi dhjetë personalitete si ai, që na rrijnë pranë – në ditë të mira dhe në ditë të vështira,” shtoi Alili, duke theksuar rëndësinë e pranisë së një përfaqësuesi që di të mbështesë komunitetin në mënyrë të drejtpërdrejtë.















