Connect with us

Lajme

Shërbime të huaja paralajmëruan likudimin e Grubit, çka e shpëtoi nga paraburgimi në burgun e Shutkës?

Publikuar

më

grubi burg

Tri shënime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të dërguara sipas detyrës zyrtare në Prokurorinë Publike, janë bërë baza kryesore mbi të cilën prokurori Daniel Kocev ka argumentuar kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi. Vendimi për të shmangur paraburgimin efektiv në burgun e Shutkës është mbështetur në vlerësimet për rrezikimin e sigurisë së tij jetësore.

Sipas informacioneve që transmeton TV 24 nga burime brenda hetimit, alarmi kyç është ndezur më shumë se një vit më parë. Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) ishte njoftuar nga një shërbim inteligjent i një vendi fqinj se Grubi ishte shënjestër e një plani për likuidim. “Para një viti, një shërbim inteligjent nga fqinjësia iu drejtua ASK-së me të dhëna të përgjuara, sipas të cilave Artan Grubit i kanosej rrezik për jetën nga një person me të kaluar kriminale dhe i njohur në qarqet e nëntokës,” citon TV 24 burimin nga hetimi.

Pas këtij paralajmërimi, Grubi kishte qenë nën mbrojtje të vazhdueshme policore deri në momentin e arratisjes së tij nga vendi. Edhe gjatë periudhës kur ai ndodhej në arrati, institucionet e sigurisë kanë siguruar të dhëna shtesë që konfirmonin se njeriu më i besuar i Ali Ahmetit nuk ishte i sigurt. Megjithatë, mbetet e paqartë baza e fundit e vlerësimit, pasi burime nga ASK dhe MPB pohojnë se nuk është kryer ndonjë vlerësim i ri i sigurisë menjëherë pas arrestimit të tij në pikën kufitare Bllacë.

Ndërsa ASK ka refuzuar të komentojë zyrtarisht rastin, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar tërthorazi informacionet, duke saktësuar se policia nuk ka bërë vlerësim specifik mbi atë se cili institucion ndëshkues do të ishte më i sigurt për qëndrimin e tij. Ky zhvillim vjen pasi Grubi u rikthye në Maqedoninë e Veriut, ku pas një qëndrimi prej vetëm pak orësh në burgun e Shutkës, u transferua në arrest shtëpiak.(INA)

Maqedoni45 minutes ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri1 hour ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme2 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni4 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri4 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme5 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni6 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë6 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni6 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme6 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport6 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni6 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

NA NDIQ NË FACEBOOK