Connect with us

Bota

SHBA dhe Izraeli kryejnë sulme intenzive në Iran

Publikuar

Lindja e Mesme është përfshirë nga një valë e re dhune mëngjesin e sotëm, pasi Izraeli konfirmoi nisjen e një operacioni masiv ushtarak “parandalues” kundër Iranit. Sulmi, i cili synon eliminimin e kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Teheranit, ka rikthyer frikën e një lufte rajonale në shkallë të gjerë.

Rreth orës 08:15 sipas kohës lokale, sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në të gjithë Izraelin, ndërsa shpërthime të fuqishme tronditën Teheranin. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se operacioni ishte i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e shtetit të Izraelit.

Sipas raporteve nga terreni, goditjet nuk janë kufizuar vetëm në kryeqytet, por kanë përfshirë edhe qendra të rëndësishme si Isfahani, Qomi dhe Karaji, ku videot e publikuara në rrjet tregojnë re të dendura tymi.

Edhe pse qeveria amerikane nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar, mediat prestigjioze si Neë York Times raportojnë se forcat e SHBA-së janë pjesë aktive e operacionit. Një zyrtar i mbrojtjes izraelite, pohoi se sulmi ishte planifikuar prej muajsh në koordinim të ngushtë me Uashingtonin.

Në mesin e këtij kaosi, burime për Reuters bëjnë me dije se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është evakuuar nga rezidenca e tij në Teheran (e cila raportohet si zonë e goditur) dhe është transferuar në një vend të sigurt.

Ndërkohë edhe në Izrael është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Hapësira ajrore është mbyllur për fluturimet civile, ndërsa shkollat dhe vendet e punës jo-thelbësore janë pezulluar. Ky përshkallëzim vjen pas dështimit të bisedimeve të shkurtit, ku Tel Avivi këmbëngulte në çmontimin e plotë të infrastrukturës bërthamore iraniane.

Ky sulm pason luftën ajrore 12-ditore të qershorit të kaluar dhe shënon fundin e diplomacisë. Teherani ka paralajmëruar më parë se do të hakmerret kundër çdo baze amerikane në rajon, duke e futur botën në një pritje ankthi për lëvizjen e radhës. /tesheshi.com/

 

Lajme5 minutes ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme39 minutes ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë44 minutes ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme44 minutes ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë2 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni2 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota2 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme3 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Lajme3 hours ago

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e zhdukjes së grupit të intelektualëve

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është konstatuar bakteria e re

Shqipëri5 hours ago

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

Lajme5 hours ago

Këshilltarët e AKI në Kumanovë: Standardet e dyfishta të Maksim Dimitrievskit

NA NDIQ NË FACEBOOK