Connect with us

Lajme

Sabriu: Me 1.5 milionë euro nga BE, Enti i Rehabilitimit po shndërrohet në qendër moderne për fëmijë dhe të rinj

Publikuar

Sabriu: Me 1.5 milionë euro nga BE, Enti i Rehabilitimit po shndërrohet në qendër moderne për fëmijë dhe të rinj

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka njoftuar se Enti për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve po kalon një transformim të rëndësishëm falë mbështetjes financiare prej 1.5 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

Gjatë një vizite në këtë institucion, Sabriu theksoi se nga një godinë tradicionale, enti po shndërrohet në një qendër moderne që do të ofrojë kushte dinjitoze dhe shërbime të avancuara për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta.

Sipas tij, projekti përfshin ndërtimin e pishinave dhe zonave sportive, dhomave senzorike, si dhe hapësirave të posaçme për art dhe terapi, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës dhe funksional për rehabilitim.

“Punojmë çdo ditë për ata që kanë më shumë nevojë. Së shpejti, kjo qendër do të jetë gati për qytetarët,” ka deklaruar Sabriu, duke vlerësuar mbështetjen e BE-së si kyçe për përmirësimin e shërbimeve sociale në vend./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK