Connect with us

Lajme

Sabriu: Digjitalizimi i shërbimeve sociale, fund burokracisë për personat me aftësi të kufizuara

Publikuar

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka bërë të ditur se të premten, në hapësirat e Ministrisë, është prezantuar një zgjidhje e re softuerike që mundëson digjitalizimin e procesit të vlerësimit të funksionalitetit për personat me aftësi të kufizuara, si dhe ndërtimin e një regjistri të posaçëm për personat me nevoja të veçanta.

Sipas Sabriut, kjo risi do të reduktojë ndjeshëm burokracinë dhe do të rrisë qasjen në shërbimet sociale. Ai theksoi se shumë shpejt, personat me aftësi të kufizuara do të mund të aplikojnë për realizimin e të drejtave nga sfera e mbrojtjes sociale vetëm me një klikim, pa pasur nevojë të enden në sportelet e qendrave për punë sociale.

“Ky është një hap konkret drejt një sistemi më modern, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës”, ka shkruar Sabriu, duke nënvizuar se digjitalizimi synon ta bëjë shtetin më të afërt dhe më funksional për qytetarët që kanë më shumë nevojë për mbështetje institucionale.

NA NDIQ NË FACEBOOK