Connect with us

Kosovë

Ramadani: “Qeveri e Reprizës”, asnjë premtim të ri për drejtësi e zbatim të ligjit

Publikuar

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se Qeveria Kurti 3 nuk ka asnjë premtim të ri për zbatimin e ligjit.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se 7 premtime janë të vjetra që nga viti 2021.

Tutje, Ramadani ka shtuar se kjo është “Qeveri e Reprizës”.

“Kurti 3 me asnjë premtim të ri qeverisës në drejtësi e zbatim të ligjit!

Janë 8 premtime në fushën e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Nga këto, 7 premtime janë të vjetra që nga viti 2021 kur ka marrë pushtetin e plotë politik. Ndërsa, një premtim është retorik!

Qeveria Kurti 3 është Qeveri e Reprizës. Pra, fjalë të përsëritura dhe retorikë pa qartësi!” – ka shkruar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK