Connect with us

Bota

Pas rrjeteve sociale, Macron do të kërkojë edhe ndalimin e videolojërave për fëmijët

Publikuar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po shqyrton mundësinë e ndalimit të videolojërave të dhunshme, pas vendimit për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për adoleshentët nën moshën 15 vjeç në Francë.

Macron deklaroi se duhet të miratohen masa të reja rregulluese për videolojërat, inteligjencën artificiale dhe algoritmet, me qëllim luftimin e asaj që ai e cilësoi si “manipulim i informacionit” dhe mbrojtjen e të rinjve nga përmbajtjet e dëmshme.

Në një intervistë për median online Brut, presidenti francez u shpreh se masat synojnë të mbrojnë adoleshentët “nga ekranet që krijojnë trauma”, duke theksuar se ekzistojnë videolojëra me përmbajtje të dhunshme. Ai shtoi se nuk përjashtohet vendosja e ndalimeve, nëse ekspertët e shëndetit mendor dhe psikiatrit e konsiderojnë të domosdoshme.

Paralelisht, Macron u shpreh në favor të uljes së orëve mësimore në shkolla dhe rritjes së pushimeve për nxënësit, në mënyrë që ata të kenë më shumë kohë për aktivitete sportive dhe kulturore.

NA NDIQ NË FACEBOOK