Lajme
“O king, o shef” – Artan Grubi pa pranga u përcoll nga mbështetësit për në shtëpi

Mbështetës të Artan Grubit sonte u mblodhën para Gjykatës Themelore Penale në Shkup për ta përcjellë ish-zëvendëskryeministrin për në shtëpi, pasi gjykata i caktoi masën e arrestit shtëpiak.
Pas përgatitjes së aktvendimit, Grubi, pa pranga, u hip në një furgon policor dhe u dërgua në adresën ku do ta vuajë masën. Një pjesë e të pranishmëve brohorisnin “O king, o shef” ndërsa ai po largohej nga gjykata.

















