Connect with us

Shëndetësi

Një jetë në fotografi: Si arti u bë terapi kundër kancerit…

Publikuar

Në vitin 2016, L.J ishte një 19-vjeçar plot ëndrra, gati për të nisur universitetin. Një gungë e “padëmshme” në qafë, që ai fillimisht e injoroi si një infeksion të thjeshtë, rezultoi të ishte leuçemi, një diagnozë agresive që i ndryshoi jetën brenda natës.

Nga bota e lirë e skateboard-it dhe udhëtimeve me miqtë, L.J u izolua në një dhomë spitali, duke u përballur me një shkallë mbijetese prej vetëm 5 për qind. Trajtimet ishin shumë sfilitëse: kimioterapi, radioterapi dhe një transplant qelizash staminale.

Në mes të atij kalvari mjekësor dhe frikës se trupi nuk po përgjigjej, ai gjeti një mjet shpëtimi: fotografinë. Me një aparat të vogël Canon PoëerShot, LJ filloi të dokumentonte gjithçka.

Krijoi vlogje dhe shkrepi fotografi që kapnin emocionet e tij pa pasur nevojë për fjalë. Fotografia u bë dritarja e tij drejt botës. Ajo e lejoi të shprehej dhe të ruante identitetin e tij krijues edhe kur ishte i mbërthyer pas aparateve mjekësore.

Munda të kapja atë që ndieja dhe thjesht të shijoja të qenit krijues”- thotë ai. Përveç artit, një rol kritik luajti mbështetja nga Macmillan Cancer Support. Përmes broshurave të tyre, L.J mësoi mbi efektet e rënda të trajtimit në fertilitetin mashkullor, një temë që shpesh anashkalohet te të rinjtë.

Ky informacion i dha qartësinë për të marrë vendime jetike për të ardhmen e tij, për të cilat sot nuk pendohet. Sot, 10 vjet pas diagnozës, sëmundja e L.J është tërhequr plotësisht.

Historia e tij është një dëshmi e fuqishme se si kreativiteti mund të ndihmojë në shërimin e shpirtit kur trupi është në luftë. Fotografia nuk ishte thjesht një pasion, por busulla që e udhëhoqi atë përmes errësirës drejt një kapitulli të ri./tesheshi.com/