Lajme
Nimetulla Shabani emërohet drejtor i Ndërmarjes Publike “DELTAR”- Shkup

Sot kryetari i komunës së Sarajit ka emëruar drejtor Nimetulla Shabanin në krye të Ndërmarjen Publike “DELTAR”.
“Sot u mor vendimi për emërimin e z. Nimetulla Shabani si drejtor i ri i Ndërmarrjes Publike “DELTAR” – Shkup.
Ky emërim vjen në kuadër të angazhimit për forcimin e drejtimit institucional dhe vazhdimin e punës së rregullt të ndërmarrjes.
Komuna e Sarajit mbetet e përkushtuar në avancimin e shërbimeve publike dhe në marrjen e vendimeve që kontribuojnë në funksionim më të mirë të institucioneve lokale.
I urojmë drejtorit të ri suksese në detyrën e tij dhe punë të mbarë, thuhet në njoftimin e e kryetarit të komunës Muhamet Elmazi./derveni.mk















