Connect with us

OP / ED

​Nga Justinian Topulli: Degjenerimi i elitave

Publikuar

Përfshirja në turpe morale e elitave politike dhe jo vetëm, nuk është diçka e re dhe as e papritur, është pjesë e një historie të gjatë njerëzore, që shfaq herë pas here të vërtetën e përhershme se, njeriu mbetet po ai që ka qenë kurdoherë, në veset dhe virtytet e tij.

Evoluimi i shkencës dhe teknologjisë, ndryshimi i konceptimit të jetës shoqërore dhe rritja e mirëqenies nuk e ndryshojnë në thelb natyrën njerëzore, e cila mbetet po e njëjtë. Kështu që degjenerimi moral që nxorën në pah dosjet e Epsteinit, janë thjesht një konfirmim i kësaj të vërtete njerëzore të pandryshueshme.

Pa diskutim që përmasa e degjenerimit moral të elitave të sotme është shumë më e madhe dhe e panjohur, edhe pse mund të mos merret vesh kurrë e plotë në këtë botë, por ajo do të vazhdojë të nxjerrë në sipërfaqe herë pas here, fëlliqësinë e stërmadhe që qarkullon nëpër kanalet e ujërave të zeza, ku gjakon kjo elitë.

Degjenerimi moral është pasojë e korrupsionit moral të ndërgjegjes njerëzore, dhe vjen nga natyra e tij e dobët për t’u joshur pas epsheve dhe pasioneve dhe për t’a tejkaluar masën e tyre.

Krijuesi na ka rrëfyer se njeriut i janë zbukuruar dashuria për gratë dhe pasuritë materiale, dhe kjo është pjesë e natyrës së tij, pas së cilës ai rend. Ndaj dhe në thelb, dashuria për këto gjëra nuk është mëkat, edhe pse është tokësore, por padyshim, teprimi dhe tejkalimi është ai që e prish dhe e dëmton njeriun.

Dhe që njeriu t’i përmbahet mesatares, apo të duhurës dhe të nevojshmes, duhet të ketë një ndjenjë të lartë përgjegjësie për veprimet e tij. Kjo ndjenjë kultivohet nga edukimi dhe mësimet morale dhe mbikëqyret nga shoqëria dhe ligjet, sepse shumica e njerëzve e kanë të pamundur që racionaliteti dhe emocionaliteti i tyre vetjak t’i vetëpërmbajë ata.

Njerëzit që janë më të rrezikuar për të mos iu përmbajtur këtyre normave morale janë pikërisht ata që kanë më shumë mundësi për t’i tejkaluar ato, për shkak të pushtetit ose pasurisë. Dhe kjo na kujton fjalët e para të shpalljes hyjnore, e cila na tregon se njeriu i kalon kufijtë duke rënë në ligësi, në momentin që ai e sheh veten të vetëmjaftueshëm, të pushtetshëm e të pasur.

Duke qenë se ndërgjegjja e tij personale është shuar dhe tejkaluar apo përçudnuar me kohë, ligji dhe shoqëria janë pengesat që pasuria dhe pushteti ia mundësojnë t’i kapërcejë lehtësisht. Kështu që, para tij nuk mbetet më asnjë barrierë për t’u zhytur në gjirizin e fëlliqësisë morale, mjafton që ajo t’i japë atij kënaqësinë ekstreme trupore, që ndoshta të tjerët nuk e shijojnë dot, ose jo pa pasoja.

Të ndjehesh i vetëmjaftueshëm të bën arrogant, imoral e amoral, të shtyn ta shikosh veten në pozitën e një perëndie, e duke qenë se njeriu nuk mund të jetë kurrë i tillë, atëherë ai do të sillet në mënyrën më të keqe të mundshme.

Kjo është arsyeja pse Krijuesi na e kujton vazhdimisht se ne jemi robër të Tij, dhe se pasuria e fuqia relative e përkohshme që posedojmë është një iluzion, që mund të qartësohet vetëm duke pranuar realitetin hyjnor dhe duke edukuar veten dhe shoqërinë t’i përmbahen atij.

Bota moderne në të cilën jetojmë, duke dashur të zëvendësojë kontrollin e ndërgjegjes njerëzore nga mësimet fetare, me racionalitetin e pretenduar unik njerëzor, dështoi kobshëm duke prodhuar në mjaft raste realitete shpesh më monstruoze dhe të degjeneruara, edhe në përmasa shtrirjeje, sesa ato që vetë kishte kritikuar dhe pretenduar t’i zhdukte njëherë e përgjithmonë.

Elitat e të gjitha llojeve, politike, ekonomike, sociale, kulturore, shkencore dhe artistike, duhet të ndalen së marri rolin e Zotit në tokë, duke stisur modele e koncepte mbi jetën, që nuk përkojnë me të vërtetat e trashëguara hyjnore dhe të provuara tashmë për mijëra vjet. Ligësia te njerëzit nuk kurohet përmes iluzionit të risive të vazhdueshme, por tek kthimi dhe respektimi i mesazhit të braktisur hyjnor.

 

 

 

Lajme40 minutes ago

Mickoski: Pas 17 qershorit nisim bisedimet për rikonstruimin e qeverisë

Maqedoni44 minutes ago

Sporti bashkon, urrejtja përçan: Është koha të bëjmë tifozeri pa gjuhë të urrejtjes, racizëm dhe provokime nacionaliste

Shqipëri44 minutes ago

“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat

Kosovë1 hour ago

“PDK t’i nis përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të partisë”

Kosovë3 hours ago

Lulzim Peci-partive politike: Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin

Lajme3 hours ago

VLEN: Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet realitet, atë që nuk e bënë për 24 vjet, ne po e realizojmë në 24 muaj

Lajme3 hours ago

Autostrada Shkup-Bllacë, 5 tunele dhe 12 ura, çmimi 200 milionë €, ja kush do ta ndërtoj?

Shqipëri3 hours ago

“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!

Bota5 hours ago

Presidenti Donald Trump sot feston ditëlindjen

Maqedoni6 hours ago

Ku ka pasur rritje më të madhe të çmimeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut?

Shqipëri7 hours ago

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

Kosovë8 hours ago

Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën partitë politike

NA NDIQ NË FACEBOOK