Connect with us

Lajme

Nesër hapet xhamia më e madhe në Shkup

Publikuar

më

“Fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit do të jetë i veçantë për besimtarët në Shkup, sepse pikërisht në fillim të këtij muaji, në kryeqytet do të hapet xhamia më e madhe po në të njëjtën kohë edhe më e bukur”.

E veshur me ar 22 karatsh, xhamia veç tjerash, është edhe një nga xhamitë më të kushtueshme në vendin tonë.

Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, në një prononcim për TV Shenja, theksoi se Xhamia do të jetë në shërbim të besimtarëve nga teravia e parë dhe do të jetë e hapur për falje të pesë kohëve të namazit.

“Hapja e Xhamisë, hapja e përkohshme siç ne i themi e Xhamisë, të bëhet natën e parë të Ramazanit, me teravinë e parë ku do të thirret edhe ezani i parë dhe njëkohësisht do të jetë e hapur edhe për pesë namaze ditore, duke përfshirë këtu edhe namazin e teravisë dhe do të vazhdojë edhe në namazin e Bajramit ku do të falet edhe namazi i Bajramit”. QENAN EF ISMAILI, MUFTI I SHKUPIT.

E shtrirë në një sipërfaqe rreth 10 mijë metra katrorë, Xhamia siç njoftoi Ismaili, së bashku me hapsirat ndihmëse mund të pranojë rreth 3 mijë besimtarë gjithësej. Gjatë muajit të shenjtë punimet do të ndërpriten, por të njëjtat do të vazhdojnë menjëherë pas festës së Bajramit.

“Parashifen që punimet të përfundojnë nga fundi i vitit, kështu janë parashikimet, por kjo nuk varet çdo herë vetëm nga një faktor. Ka faktorë të ndryshëm, bëhet fjalë për një projekt madhor, shumë të madh, pra parashikimet janë që nga fundi i vitit të rrumbullaksohen dhe të futet në funksion xhamia përgjithmonë”. QENAN EF ISMAILI, MUFTI I SHKUPIT.

Ndërtimi i Xhamisë nisi në vitin 2017. Katet e poshtme të xhamisë do të jenë zyrat e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, një sallë konferencash me kapacitet rreth 250 persona, një dyqan prej 500 metrash katrorë, zyrat e Këshilltarit për Shërbimet Fetare si dhe një parking për 36 automjete. Xhamia gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të jetë e hapur edhe për gjininë femërore, veç vakteve të namazit, do të jetë e hapur edhe për faljen e namazit të teravisë. /Mevludin Imeri /SHENJA/

Maqedoni22 minutes ago

Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij

Sport31 minutes ago

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”

Maqedoni1 hour ago

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Maqedoni2 hours ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme2 hours ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni2 hours ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

Lajme2 hours ago

Mexhiti në Çarshinë Historike të Bursës: Shkëmbimi i përvojave me esnafët, në funksion të revitalizimit të Çarshisë tonë

Kosovë2 hours ago

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Lajme2 hours ago

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Shqipëri2 hours ago

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

Maqedoni2 hours ago

12-vjeçarja mbahet e mbyllur në veturë gjatë natës, nëna alarmon policinë

Maqedoni3 hours ago

Usein Ramadani paralajmëron padi ndaj Darko Kostovskit: Nuk ke të drejtë të më njollosësh

NA NDIQ NË FACEBOOK