Connect with us

Kosovë

Nënkryetari Osmani dhe udhëheqësi i departamentit të MMPH vizitojnë shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet dhe tërmeti i mbrëmshëm në Bair, banorët kërkojnë ndihmë

Publikuar

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, së bashku me Ramë Hamzain, udhëheqës i departamentit të banimit në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë vizituar disa banorë të lagjes Bair ku shtëpitë u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i mbrëmshëm, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Këto dëmtime kanë ardhur pas dëmtimeve fillestare që u janë shkaktuar nga vërshimet e fundit që kanë ndodhur në këtë pjesë të Mitrovicës javë më parë.

Osmanit dhe Hamzait u është kërkuar nga banorët që t’iu dalin në ndihmë.

NA NDIQ NË FACEBOOK