Connect with us

Lajme

“Ndihem i pasigurt nga të paraburgosurit tjerë”, deklaroi Grubi pas mbërritjes në Shutkë, do të ketë siguri të posaçme

Publikuar

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi cili u dorëzua sot në mëngjes rreth orës 6 në pikën kufitare Bllacë, është vendosur në burgun e Shutkës me vetëm një të paraburgosur tjetër, maqedonas, për arsye sigurie.

Pranë dhomës së tij të burgut ka siguri të posaçme 24-orëshe.

Siç deklaruan për SAKAMDAKAZHAM.MK nga burgu “Shkup” në Shutkë, para kontrollit të detyrueshëm mjekësor, Grubi është pyetur nëse ndihet i pasigurt nga ndonjë prej të paraburgosurve, pra nëse ka dijeni se në burg ka persona nga të cilët ndjen rrezik, transmeton Zyrtare.net

“Personi i paraburgosur Artan Grubi u përgjigj se nuk ndihet i sigurt. Në pyetjen konkrete nga kush, ai na tha se praktikisht nga të gjithë, sepse siç u shpreh, ‘edhe vetë e shihni, gjithçka është kundër meje dhe të gjithë janë kundër meje’. Në pyetjen shtesë ai theksoi se ndihet i pasigurt nga disa persona me përkatësi etnike shqiptare për të cilët kishte dijeni se ndodhen në paraburgim në këtë burg, prandaj është vendosur me një bashkëdhomës maqedonas. Persona të tjerë nuk do të ketë në atë dhomë”, thanë për SDK  shërbimet e sigurisë së burgut.

Grubi nga pika kufitare Bllacë është dërguar menjëherë në paraburgim. Para gjykatësit të procedurës paraprake do të paraqitej vetëm nëse kërkon përsëritjen e procedurës që u përfundua në dhjetor 2024, pas arratisjes në Kosovë. Ai ishte në arrati një vit e dy muaj.

Përveç Grubit, i dyshuar në këtë rast është edhe Prparim Bajrami, kryetar i Bordit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i “Lotarisë Shtetërore”. Edhe ai është në arrati./zyrtare.net/

Shqipëri22 minutes ago

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Lajme1 hour ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri3 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme4 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri5 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë6 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni7 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme7 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK