Lajme
Ndërprerje të rrymës sot në disa komuna të Shkupit

Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në sistemin elektroenergjetik, disa komuna të Shkupit sot (09.02.2026) do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Nga EVN Maqedonia bëjnë të ditur se ekipet e tyre do të punojnë në rrjet gjatë intervaleve të ndryshme kohore, prandaj qytetarët këshillohen që t’i planifikojnë obligimet në përputhje me oraret e njoftuara.
Orari i ndërprerjeve për sot (09.02.2026):
Komuna Qendër (Centar):
06:00 – 10:00: rr. “Pajak” dhe një pjesë e rr. “Naum Naumovski Borçe” (nga “Kostarika” deri te Ministria e Bujqësisë).
09:00 – 12:00: rr. “29 Nëntori” nr. 37.
Komuna Butel:
08:30 – 14:30: një pjesë e rr. “Radišanska”.
Komuna Karposh:
09:00 – 14:00: një pjesë e rr. “Urosh Xhudoviq”.
EVN apelon që qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të informohen me kohë për të shmangur vështirësi gjatë ditës.

















